Mbi ne

 

files/IDEAL-Webseiten-Inhalts-Bilder/Bild__Puzzelstuecke.jpgShoqata Integrative Gjermano-Shqiptare, IDEAL, është një bashkim i shoqërive gjermano-shqiptare, individëve dhe institucioneve, qëllimi kryesor i së cilit është të nxisë edhe më tej bashkëpunimin në fushën e integrimit si dhe në ato ekonomike, shoqërore dhe kulturore të marrëdhënieve dypalëshe.  

Puna e shoqatës fokusohet jo vetëm në mbështetjen e integrimit të plotë të emigranteve shqiptar në shoqërinë gjermane, në fushën e arsimit e të profesionit, por edhe në përkrahjen e brezit të ri me prejardhje shqiptare në identifikim e tyre me kulturën dhe historinë shqiptare si dhe atë gjermane.

IDEAL mbështet integrimin shoqëror të emigrantëve shqiptarë duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe kulturën e tyre si dhe mundëson shkëmbimin e përvojave dhe të dijeve ndërmjet individëve, institucioneve dhe kompanive. IDEAL në këtë mënyrë kontribuon në përmirësimin e dialogut ndërmjet shtetasve të të dy vendeve si dhe në reduktimin dhe eleminimin e paragjykimeve dhe armiqësive të ndryshme.