files/IDEAL-Webseiten-Inhalts-Bilder/IDEAL-Mitgliederstruktur.png Anetarë i shoqatës IDEAL mund të bëhet me kërkesë të çdo personi fizikë ose juridik, i cili i pranon qëllimet që ndjek shoqata.

Lidhur me kërkesën për anetaresi vendos kryesia. Anëtaresia përfundon në rastin vdekjes, ose dalje nga shoqata ose përjashtim.

Dalja nga shoqata mund të bëhet me njoftim me shkrim kryesisë me një afat tremujor deri në fund të një viti kalendarik.

 

Nëse dëshironi të mbështesni punën tonë, ju ftojme me kënaqësi të bëheni pjesë e shoqatës IDEAL kundrejtë një kuote vjetore të përcaktuar.


Anëtarësimi juaj në shoqatë ju ofron mundësinë të kontriboni në forcimin e masave integrative dhe përmirësimin e këtij procesi duke shkëmbyer eksperiencat personale dhe duke propozuar ide origjinale për arritjen e qëllimit të përbashkët.


Ky anëtarësim, mes të tjerash, ju ofron:

  • Mundësi kontaktimi dhe shkëmbimi pervojash ndërmjet individeve, shoqërive dhe kompanive të ndryshme 
  • Përkrahje profesionale në çështje të ndryshme sociale, kulturore dhe arsimore
  • Përkrahje në projekte të ndryshme në Gjermani dhe Shqipëri
  • Informacione aktuale mbi ofertat rajonale rreth temave “Integrim, Arsim dhe Kohë e Lirë”
  • Mundësi kooperimi në projekte të ndryshme në fushat shoqërore, politike dhe kulturore.

Kuota vjetore e anëtarësimit përcaktohet në bazë të pozicionit të gjithsecilit në këtë shoqatë, organizimi i së cilës i pozicionon anëtarët e saj në ANËTAR KORPORATIV dhe INDIVID. Anëtar korporativ cilësohet cdo shoqëri, institucion shtetëror dhe privat, kompani etj., të cilat mbështesin objektivat dhe punën e shoqatës; INDIVID cilësohen të gjithë anëtarët e tjerë të cilët nuk bëjnë pjesë në grupin e lartëpërmendur.

Kuota vjetore e anëtarësisë është:

  • për anëtarët korporativ:   200,-- Euro
  • për individët:                    60,-- Euro
  • për studentët:                  40,-- Euro

Nëse dëshironi të bëheni anëtar i shoqatës, ju lutemi të plotësoni formularin për aplikimin të anëtarësisë dhe dërgojeni atë në adresën e mëposhtëme:

   IDEAL
   Integrative Deutsch-Albanische Gesellschaft e.V.
   Rellinghauser Str. 22
   D - 45128 Essen
   info@i-de-al.org