Aktivitetet Tona / Evente

Aktivitetet e Fundit:


 

NENTORI SHQIPTAR 2018
KONZERT GALA ne Essen me 16 Nentor 2018

 

Alb-Nov_Logo-mit-Vogel KONZERT GALA . SHPIRTI SHQIPTAR . NE 16 NENTOR 2018 . NE ESSEN Alb-Nov_Logo-mit-Vogel



NENTORI SHQIPTAR 2018” sjell per ju Legjenden e Kengeve dhe Valleve Popullore ne Essen. Ansambli yne feston me ne 60-te vjetorin e krijimit te tij me nje KONCERT GALA ekskluziv ne NRW!


Fotografi me artistet dhe hapja e salles nga ora 18:30!


Mbi 45 artiste me kostumet e tyre te mrekullueshme dhe kenget e vallet tona me te dashura do te jene ne Essen me 16 Nentor 2018 ne oren 19:30! Ejani te festojme si rralle her.e. Miresevini!


SHITUR!


Posteri
i koncertit -- Plani i Salles me kategorite e biletave

 


Vështrim:

Një Ftesë për JU!

Mikeshë e nderuar, mik i nderuar, ne ju ftojmë në:

 

DITE DIALOGU me DIASPOREN tonë në Gjermani!

Më 25 Nëntor 2017, Köln

Duke filluar ora 11:00


Në një nga ambientet më të bukura kulturore në zemër të qytetit të Köln-it, Muzeun e Artit Wallraf-Richartz, ju do të keni rastin

  • të njiheni, të takoni e të dialogoni me më shumë se 200 të ftuar nga shoqata te ndryshme ne Gjermani e ne EU dhe personalitete nga jeta sociale, politike dhe artistike e Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës mbi diasporën dhe rolin e saj sot e në të ardhmen;
  • të dialogoni direkt me Presidentin e Shqipërisë, Sh. T. Z. Ilir Meta, me Ministrin për Shqiptarët jashtë Kufijve të Republikës së Shqipërisë Z. Pandeli Majko, me Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës dhe Zv. Kryeministër i Republikës së Kosovës, Z. Dardan Gashi (tbc), me Sekretaren e Shtetit për Integrimin, Familjen, Refugjatët dhe Fëmijët të Landit më të madh të Gjermanisë Rinit të Veriut dhe Westfalisë, Znj. Serap Güler, Kryetarët e Bashkive: Z. Erion Veliaj (KB Tirane dhe Kryetar i Shoqatës për Autonomi Vendore), Z. Armando Subashi (KB - Fier), Z. Sotiraq Filo ( KB - Korca), Z. Qazim Sejdiu ( KB - Lushnja), Z. Kastriot Gurra ( KB - Librazhd), Znj. Rajmonda Balili ( KB - Patos), Znj. Majlinda Bufi ( KB - Roskovec), Z. Melaim Damzi ( KB - Bulqiza), Z. Ndrec Dedaj ( KB - Mirdita), Znj. Luljeta Dollani (KB - Gramsh), Z. Zhulien Varfaj ( Zv. KB - Durrës), Kandidatin për Kryetar Bashkie të Prizrenit Z. Shaqir Totaj si dhe Znj. Adelina Farrici – Drejtore Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore të Shqipërisë,
  • të keni rastin te dialogoni mbi opinionet e kolosit të letrave shqiptare mbi diasporën e më gjërë, të ftuarin e nderit, shkrimtarin e madh Ismail Kadare, të shprehura në intervistat e tij të përmbledhura në “Kadare Ndryshe” të publicistes së njohur Mimoza Kelmendi dhe te prezantuar me këtë rast
  • të festoni në një pritje simbolike 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe 30 vjetorin e rivendosjes së marëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikës Federale Gjermane së bashku me diplomatë, miq e dashamirës të shqiptarëve nga shumë shtete të tjera të përfaqësuara në Landin e Rinit të Veriut dhe Vestfalisë
  • të shijoni tingujt romantik të këngëve të frymëzuara nga kënga qytetare shkodrane dhe të inskenuara nën “Dritë HANA“ së birit të këtij qyteti, artistit të diasporës nga Franca, Vlashent Sata dhe grupit të tij!

- Programi -

  Anduena Stephan

  Presidente e IDEAL dhe Konsulle e Nderit e Shqipërisë në NRW

 


Vështrim:

„Shqiperia – Nje dashuri Mediterane“ - 18 Shkurt 2016 ne oren 19:30 ne Haus Basten, Konrad-Adenauerstraße, Geilenkirchen. Regjistrimi me e-mail ne: info@honkonsulat-albanien-nrw.de

 

Ftesë në mbrëmjen tematike

 

„Shqipëria – një dashuri mesdhetare“

 

Me Znj. Anduena Stephan MBA, Konsulle e Nderit e Republikës së Shqipërisë (NRW)

Nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Berlin

 

E Enjte, 18. Shkurt 2016, në orën 19:30

 

Adresa: Haus Basten, Konrad-Adenauer Straße (Eingang Friedlandplatz), Geilenkirchen

 

Hyrja falas

 

Organizuar nga: Europa Union Deutschland, Kreisverband Geilenkirchen
Personi i Kontaktit: Prof. Dr. Gerd Wassenberg
E-Mail: gwassenberg@t-online.de

 


Vështrim:

Nentori Shqiptar 2015 starton per here te pare ne NRW


Siparin e hapi "We Are Europe" ne Westestadthalle, Essen, me date 31.10.2015

Titelseite zu Nje event i mrekullueshem ku nderthuret:

  • debati mbi perspektiven europiane te rinise me politikane te larte te Landit te NRW, Gjermanise, Shqiperise e Kosoves me
  • prezantimin e mundesive te integrimit, shkollimit dhe punesimit te te rinjve nga Shqiperia e Kosova ne Landin e NRW, shoqeruar me
  • ekspoziten e artit ne pikture e fotografi te artisteve te rinj nga diaspora kuruar nga mjeshtri Sali Allmuca, me
  • paraden e modes se kostumeve kombetare nga te gjitha trevat shqiptare mundesuar nga Ministria e Kultures e Shqiperise per te kulmuar me
  • nje mbremje muzikore hip-hopp, techno etc deri ne oret e para te mengjesit te Nentorit Shqiptar!

......................................

Doni te dini me shume mbi Nentori Shqiptar 2015, klikoni ketu dhe shijoni te gjitha eventet e planifikuara:

  • Düsseldorf 24.11.2015 - 04.12.2015 Ekspozita e Artit Shqiptar per here te pare ne Parlamentin e Landit;

  • Düsseldorf 27.11.2015 ne Robert Schumman Saal ne Oren 19:00 Gala Koncert me rastin e 28. Nentorit - me artistet e famshem: Ervis Gega - Eda Zari - Dren Abazi -Trupen e Operas dhe Baletit te Shqiperise. Biletat mund te blihen ne Essen ne zyrat e IDEAL, ne adresat e dhena ne Program ose ketu online.

Bild zum Galakonzert

 


Ju mirepresim


Vështrim:

 

UDHETIM NE SHQIPERI DHE KOSOVE ME BIZNESIT E LANDIT NRW


IDEAL fton te gjithe Partneret e saj te behen pjese e vazhdimit te DIALOGUT te nisur ne Nentor 2013:


nga 25. - 28. Mars 2015

nga Prishtina, Prizreni ne Tirane

per te forcuar rrjetet tuaja te komunikimit e bashkepunimit

Ne kemi pergatitur per Ju nje program intensiv me takime te rendesishme me perfaqesues te Ministrive perkatese, te Dhomave te Tregtise dhe Industrise si dhe me organizatat e tjera mbeshtetese te projekteve te ndryshme.


Nje informacion me te detajuar lutemi gjejeni ne fletepalosjen bashkangjitur ...
Unternehmerreise-AlbanienKosovo

... ose ne programin e detajuar bashkangjitur ketu


Ne Ju mirepresim!

 


Vështrim:

 

ARBEN AHMETAJ, Minister per Zhvillimin Ekonomik, Tregtine, Turizmin dhe Sipermarrjen viziton Landin e Rinit te Veriut dhe Vestfalise


Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Berlin, Konsullata e Nderit e Shqiperise ne NRW ne bashkepunim me Ministrine e Ekonomise, Energjise, Industrise, Biznesit te Mesem dhe Profesioneve te Landit Ju ftojne ne eventin e meposhtem:

 

25 Shkurt 2015 nga ora 15:00 - 17:30

per te DIALOG-uar me Ministrin e Ekonomise te Shqiperise z. Arben Ahmetaj dhe Sekretarin e Shtetit Dr. Günther Horzetzky ne Düsseldorf


Me shume informacione ne lidhje per sa me siper lutemi gjeni ne Ftesen dhe Formularin e rregjistrimit bashkangjitur ketu:

Einladungs- und Anmeldungsschreiben


Ne Ju mirepresim!

 


Vështrim:

 

UDHETIM FESTE MUZIKORE ME RASTIN E "28. NENTORIT" NE KÖLN


Te nderuar Anetare dhe Miq,
IDEAL ne bashkepunim me Shoqaten Partnere URAKult ju fton te festojme se bashku "Festen Kombetare te 28. Nentorit" me:

29. Nentor 2014

Berliner Str. 77, 51063 Köln-Mühlheim


Informacione te detajuara mbi kete event mund t´i gjeni ne flete palosjen e meposhtme:

files/IDEAL-Webseiten-Inhalts-Bilder/2014__URACult-Veranstaltung__11-2014.PNG


Ju urojme Mireseardhjen! Hyrja eshte falas….

 


Vështrim:

 

DITA e DIALOGUT 2013 e IDEAL-it

si dhe  Konferenca e 1. Ekonomike  Gjermano-Shqiptare ne Landin e Rhenit Verior dhe Westfalise  

 

Ne daten 29.11.2013 ne do te organizojme ne Essen diten e pare te dialogut te IDEAL-it me moton " Diaspora jone si urelidhese aktive e bashkepunimit dhe e shkembimit me Shqiperine, Maqedonine dhe Kosoven". Qellimi eshte  nje  bashkepunim i personave, institucioneve dhe firmave ne projektet e tyre  social-kulturore dhe  ekonomike.

 

IIDEAL-i e organizon  Diten e Dialogut  ne bashkepunim me institucione shqiptare dhe gjermane me emer, si p.sh. Dhomat e Industrise dhe Tregtise ne Essen dhe Tirane si dhe Qendres per Migracion Nderkombetar dhe Zhvillim (CIM) ne bashkepunim me shoqaten gjermane per bashkepunim nderkombetar(GIZ).

 

Per te nxitur ne menyre te vecante  bashkepunimin ekonomik, ne kuadrin e Dites se  Dialogut do te zhvillohet  dhe "Konferenca e I Ekonomike Gjermano-Shqiptare " ne Landin e  Rhenit Verior dhe Westfalise  , gjithashtu e organizuar nga IDEAL.

 

files/DialogTag-2013/Philharminie-Essen_RWE.jpgKonferenca ekonomike fillon ne oren 10 nje kohesisht me ekspoziten " Made in Albania & More" me stenda informuese  te firmave dhe organizatave nga  vendet e ftuara Shqiperia, Maqedonia , Kosova si dhe natyrisht dhe nga Gjermania. Jo vetem ekspozita, por dhe Konferenca bashke me forumin e saj ne hapje dhe me 3 forumet e saj me tema speciale ne holl, si dhe ne pavijonin e koncernit te energjise RWE ne Filarmonine e qytetit  Essen. Ne perfundim do te  kete nje darke festive duke filluar rreth ores 18 ne te njejtat ambjente te Filarmonise.

 

Ne gjithsej presim nje numer pjesemaresish prej rreth 150 pjesemarresish- me pjesemarrjen e nje delegacioni te madh  nga politika dhe ekonomia  nga vendet e ftuara  Shqiperia, Maqedonia dhe Kosova. Qellimi i Konferences eshte , qe t'ju ofroje firmave nga Gjermania dhe nga vendet e ftuara- u sidomos edhe firmave te mesme - nje platforme per informacion, komunikim dhe bashkepunim.

 

 

Lutemi plotesoni Formularin e Rregjistrimit duke e shkarkuar si format pdf apo si format interaktiv ne Word. Ju mund te rregjistroheni si pjesemarres gjitheditor per 95,00 Euro (paketa perfshin konferencen, ekspoziten, mbremjen musikore gala) ose vetem si pjesemares ne mbremjen musikore gala per 70,00 Euro per person. Per te gjithe pjesemarresit qe deshirjne te qendrojne nga data 28.11 e deri me date 30.11, ju mund te rregjistroheni per 145 Euro per pjesemarres. Kjo pakete perfshin nje program te dedikuar i cili fillon me pritjen e mireseardhjes me date 28.11.2013, vazhdon me Konferencen, Ekspoziten, mbremjen Muzike Gala me 29.11 dhe mbyllet me nje numer aktivitetesh me date 30.11.

 

 

files/DialogTag-2013/Philharminie-Essen_aussen-nacht.jpgPer Sponsoret dhe Ekzibitoret e produkteve dhe sherbimeve te kompanive te tyre lutemi plotesoni Formularin e Sponsoreve dhe Ekzibitoreve duke e shkarkuar ketu si format pdf apo si format interaktiv ne Word. Ju mund te zgjidhni nje nga tre kategorite e mundshme, qe i pershtaten me mire biznesit tuaj. Paketat Gold dhe Platin jane konceptuara ne menryre te atille qe te marketojne dhe te ekspozojne sa me shume produktet dhe sherbimet e kompanise suaj. Paketa Silver eshte konceptuar qe te prezantoje shkurt produktet e sherbimet tuaja nje audience te re. Lutemi mos hezitoni te na kontaktoni nese deshironi te pergatisim dhe paketa te vecanta sponsorizimi per ju.

 

Do te ishte kenaqesi per ne pjesemarrja Juaj

files/DialogTag-2013/Kooperationspartern_gesamt-Logos_AL.PNG


DOWNLOADS:

Invitation-&-Program

Formulari i Rregjistrimit - Pjesëmarrës-(pdf)

Formulari i Rregjistrimit - Pjesëmarrës-(Word form) for MS Office

Formulari i Rregjistrimit - Sponsor-(pdf)

Formulari i Rregjistrimit - Sponsor-(Word form) for MS Office